Sporti

Drita – Prishtina, formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

04/09/2025 14:34
nga:Lorik J

Drita dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e parë që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një formë e lartë në kampionat dhe synon ta vazhdojë këtë edhe në Kupë, për të bërë hapin e parë drejt finales, pasi synimi i tyre këtë sezon është t’i fitojnë dy trofetë.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Thaqit, i cili është zyrtarizuar vetëm para disa ditësh si trajner i ri i ekipit, do të mundohet me çdo kusht të bëjë një super-ndeshje për të arritur rezultat pozitiv, pasi Kupa shihet si rrugë më e lehtë për të arritur një vend që i dërgon në Evropë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drita: Maloku; B.Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka; Broja, Dabiqaj; Ajzeraj, Kostyshyn, Tusha; Manaj;

Prishtina: Kolaj; Vitija; Boueye, Raçi; Bytyqi, Salihu, Limani, Muja, Gallapeni; Gnapi, Kryeziu;