Drita dhe Prishtina ballafaqohen sot në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë, ku tri pikët kanë peshë të madhe në garën për kreun e Albi Mall Superligës.
“Intelektualët” mirëpresin kryeqytetasit me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina kërkon tre pikët që të rikthehet në vendin e parë, kurse Drita do pikët maksimale për të barazuar “Plisat” në vendin e dytë.
Pak para duelit, Shehi dhe Nuhiu kanë publikuar formacionet zyrtare.
Ja përbërjet:
Drita: Behluli, Krasniqi, Bytyçi, Salihu, Pëllumbi, Limaj, Dabiqaj, Nguena, Jashari, Balaj, Krasniqi.
Prishtina: Iljazi, Mokono, Poçi, Halili, Zguro, Zeqiri, Llugiqi, Baftiu, Kryeziu, Muja, Hasani.


