Sporti

Drita – Prishtina, forma e dy skuadrave para derbit të madh që zhvillohet sot

04/25/2021 10:45
nga:L J

Xhiro e 30’të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje mjaft interesante.

Padyshim se kryendeshja e javës është ajo mes Dritës dhe Prishtinës, që luhet sot me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan, përcjell GazetaBlic Sport.

Drita aktualisht ndodhet në vendin e parë në tabelë me 64 pikë, katër më shumë se Prishtina që është në vendin e tretë në renditjen tabelare.

Forma e dy skuadrave në pesë takimet e fundit:

  • Drita: Tri fitore, dy barazime.
  • Prishtina: Tri fitore, një barazim dhe një humbje

Pesë ndeshjet e fundit direkte:

  • Tri fitore për skuadrën e Prishtinës dhe dy barazime.

/GazetaBlic Sport