Klubi i Dritës ka arkëtuar miliona euro nga pjesëmarrja në Conference League dhe tani po mendon të investojë në infrastukturë sportive.
Klubi gjilanas ka bërë të ditur projektin e kampit stërvitor të klubit, i cili do të ndërtohet, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e tyre:
“Ju prezantojmë projektin e kampit tonë stërvitor të FC DRITA — një investim madhor, vizionar dhe i domosdoshëm për të ardhmen e klubit dhe futbollit gjilanas.
Ceremonia zyrtare:
📅 06.01.2026
🕒 Ora 14:00
📍 Kampi FC Drita – Gjilan”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic Sport


