Skuadra kosovare, Drita do të përballet sonte me FC Copenhagen, njërën nga skuadrat më të mëdha dhe me më shumë përvojë në futbollin nordik.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, me kampionen e Kosovës që synon historinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Në aspektin teknik dhe financiar, Copenhagen është favorit i qartë. Skuadra daneze ka një histori të pasur në garat evropiane, duke përfshirë paraqitje të rregullta në Champions League dhe Europa League.
Megjithatë, Drita nuk ka udhëtuar në Danimarkë e dorëzuar, ashtu siç nuk ishte dorëzuar edhe në sfidat ndaj gjigantëve të tjerë nga Holanda (Feyenoord) e Suedia (Malmo), por që natyrisht do të jetë shumë e vështirë.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 19:00.
/GazetaBlic Sport/


