Sporti

Drita njofton tifozët për shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, këto janë çmimet

07/30/2023 21:57
nga:E K

Drita ka njoftuar tifozët për shitjen e biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Viktoria Plzen.

Klubi gjilanas përmes Facebook ka njoftuar se nesër tifozët do të kenë mundësinë që nga ora 11:00 në mënyrë fizike të blejnë biletat para teatrit të qytetit, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje tek stadiumi “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes.

Çmimet për biletat në dispozicion janë:

• Veri 3 euro
• Lindje 5 euro
• Perëndim 7 euro
• VIP 25 euro (katering all inclusive).

Kujtojmë që ndeshja e parë mes Dritës dhe Viktoria Plzen u mbyllë me rezultat 0-0.

/GazetaBlic Sport/