Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Drita ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin ukrainas, Denys Kostyshyn.
Drita ka bërë me dije se futbollisti 28-vjeçar largohet nga klubi me marrëveshje të dyanshme.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Denys Kostyshyn. Pas një periudhe prej afro një viti bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore. Klubi ynë i uron Denysit shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, shkruan Drita.


