Sporti

Drita niset drejt Danimarkës për të shkruar historinë!

07/20/2025 15:42
nga:Lorik J

Kampioni i Kosovës, FC Drita sot niset drejt Danimarkës me qëllime të qarta, për të shkruar historinë në futbollin kosovar.

Klubi i Dritës do të ballafaqohet me Copenhagen të martën me fillim nga ora 19:00. Ky ballafaqim luhet në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, stafi i Dritës fillimisht do të udhëtojë drejt Malmos, e më pas me me një autobus do të vazhdojnë në Kopenhagë.

Fluturimi Prishtinë – Malmo niset në orën 17:20, teksa më pas nga Malmo deri në Kopenhagë, klubi shkon me autobus, pasi distanca është e afërt, rreth 50 kilometra.

/GazetaBlic Sport