Skuadra e Dritës ka fituar sonte ndaj Differdange me rezultatin 1-0.
Drita triumfoi me golin e Arb Manajt në “Fadil Vokrri”, në ballafaqimin e parë të raundit kualifikues të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Drita në rrjetin social, Facebook, shkroi se asgjë nuk ka mbaruar, por ata vazhdojnë të shkruajnë histori.
Ja postimi:
“𝐍𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐦𝐞 𝐭ë 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣𝐦 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢 – 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞 𝟏:𝟎 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐃𝐢𝐟𝐟𝐞𝐫𝐝𝐚𝐧𝐠𝐞! 🔵⚪️
Sonte, në një atmosferë të jashtëzakonshme, ne arritëm të dalim fitimtarë me rezultat 1:0 ndaj skuadrës FC Differdange, në ndeshjen e parë të garave evropiane.
Kjo është vetëm gjysma e rrugës – e dimë që nuk ka asgjë të lehtë në Evropë, por jemi të përgatitur të luftojmë deri në fund”, shkruhet në postimin e tyre.
/GazetaBlic Sport


