Sporti

Drita në mesin e tetë skuadrave më të mira të Conference League, rezultatet e sotme dhe tabela

11/27/2025 23:51
nga:Genita C

Sonte janë zhvilluar ndeshjet e javës së katërt të fazës së Ligës, në Conference League.

Kampioni i Kosovës, Drita ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pasi e mposhti me rezultat 1-0 skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Shkëndijën e Tetovës.

”Intelektualët” nuk kanë asnië humbje deri më tani, derisa aktualisht janë në mesin e tetë skuadrave më të mira në tabelë.

Samsunspor dhe Strasbourg kryesojnë tabelën me nga 10 pikë, një më shumë se Celje, Shakhtar Donetsk e Mainz, derisa Drita ka 8 pikë

Ndërkohë Rapid Viena është skuadra e vetme e cila nuk ka asnjë pikë edhe pas katër ndeshjëve.