Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Derbi i Anamoravës ka përfunduar me rezultat 1 me 1, shkruan GazetaBlic.
Gjilani dhe Drita zhvilluan një ndeshje të rivalizuar deri në minutat e fundit, por ky takim nuk prodhoi asnjë fitues.
Fiton Hajdari realizoi golin e parë në këtë takim, kurse Esosa Priestley barazoi shifrat dhe njëkohësisht vendosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Prishtina triumfoi bindshën ndaj Besës me rezultat 0 me 3.
Besnik Krasniqi realizoi golin e parë në këtë takim, kurse Otto John shënoi dy gola të tjerë.
Feronikeli mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3 me 0.
Lladrofci, Simonovski dhe Dabiqaj shënuan golat e fitores në këtë takim.
/GazetaBlic/


