Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme në Conference League.
‘Intelektualët’ janë mposhtur nga AZ Alkmaar, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 0 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.
Mijnans, Jensen dhe Sadiq shënuan golat e fitores për skuadrën mysafire, e cila mori tre pikë shumë të rëndësishme.
Pavarësisht humbjes, Drita vazhdon të jetë në pjesën e tabelës që dërgon në fazën eliminuese.
/GazetaBlic Sport/


