Sporti

Drita mposhtet në Letoni, shpreson tek përmbysja në ndeshjen kthyese

08/08/2024 18:55
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes FK Auda dhe FC Drita.

Skuadra kosovare është mposhtur në ndeshjen e tretë të raundit kualifikues në Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, me Bruno Tavares që realizoi golin e vetëm.

Ishte një paraqitje jo shumë e mirë nga skuadra e Dritës, e cila do të synojë përmbysjen pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/