Sporti

Drita – Malisheva, formacionet zyrtare

10/30/2021 12:15
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 12-të.

Në program janë tri ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

Në fushë do të zbresin dy skuadra nga Anamorava, Drita dhe Gjilani, që do të përballen me Malishevën, respektivisht Dukagjinin.

Drita synon fitoren e radhës ndaj Malishevës dhe në këtë takim vjen pas një triumfi ndaj Llapit. Në anën tjetër, Malisheva poashtu synon rikthimin tek rezultatet pozitive, pasi që në javën e kaluar u mposht nga Ulpiana.

Këto janë formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Drita: Maloku, Limani, P. Islami, Cuculi, Blakqori, Broja, Fazliu, Jashari, Ajzeraj, Namani, Simonovski.

Malisheva: Gashi, Kacolli, Hoti, Bruqi, Pira, Ulluri, Vitija, Pefqeli, Yoan, H. Hyseni, Stullqaku.

/GazetaBlic Sport/