Sporti

Drita kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

04/13/2022 15:51
nga:L J

Skuadra e Dritës ka barazuar me Ramiz Sadiku në udhëtim me rezultatin 2:2.

Megjithatë ky barazim nuk ka ndikuar shumë tek skuadra e Dritës, pasi ekipi i Nuhiut ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita ka mposhtur Ramiz Sadikun në ndeshjen e parë me rezultatin 3:0 dhe u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 5-2.

Armend Misini dhe Granit Musa shënuan për Ramiz Sadikun sot, kurse Ardit Tahiri dhe Almir Kryeziu shënuan për Dritën.

Drita do të takohet në finale me fituesin e duelit Llapi – Prishtina.

/GazetaBlic Sport