Sporti

Drita kryesuese në Superligë, Ramadani: Skuadra është e ndërtuar për titullin kampion

11/21/2024 17:38
nga:Mergim Rreci

Një edicion shumë interesant po zhvillohet në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Dritës është kryesuese e tabelës më 28 pikë, kurse Ballkani renditet në vendin e dytë më 25, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Intelektualët’ kanë siguruar 8-të fitore, 4 barazime, kurse kanë pësuar vetëm një humbje në 13 ndeshje.

Trajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani, në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, tha se me plotë meritë janë në vendin e parë.

Vendi i parë është plotësisht i merituar me atë që kemi dhuruar në fushë. Prisja minimalisht 3 pikë më shumë se sa kemi tani, por gjithsesi secili prej nesh duhet të japë më shumë nga vetja në ndeshjet e mbetura“, tha fillimisht ai.

Tutje, Ramadani tha se ky ekip është i  ndërtuar për ta fituar titullin kampion dhe se do të bëjnë gjithçka për ta arritur këtë objektiv.

“Nuk dua të flas për ekipet e tjera, shoh vetëm punën dhe ecurinë e ekipit tim. Ky ekip është ndërtuar për të fituar titullin kampion, ky është objektivi i ekipit. Për ne është detyrim të bëjmë gjithçka për të arritur objektivin, duam t’i gëzojmë kryesinë e klubit dhe tifozë tanë“, përfundoi Ramadani.

/GazetaBlic Sport/