Drita ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, duke krijuar ekipin B, i cili nga ky stinor do të jetë pjesë e garave në Ligën e Tretë të Kosovës.
Vendimi është marrë nga pronarët e klubit, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, në kuadër të planit të tyre për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe investimeve të planifikuara për të ardhmen.
Klubi në njoftim thotë se krijimi i ekipit B synon të krijojë një strukturë të qëndrueshme për zhvillimin e futbollistëve dhe të ofrojë mundësi të reja për talentet që do të jenë pjesë e klubit.
Ndërkohë, nesër në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës do të hidhet shorti për përcaktimin e kalendarit të garave për edicionin e ri, ku do të mësohet edhe rrugëtimi i parë i ekipit B të Dritës.
/GazetaBlic Sport


