Skuadra e Dritës ka njoftuar për largimin e futbollistit Ilir Blakçori.
“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katër vjeqare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet”, shkruhet fillimisht në njoftimin e klubit, transmeton GazetaBlic Sport.
“Klubi jonë e falënderon Ilirin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet tuje.
Kujtojmë se Blakçori pritet të transferohet tek skuadra e Llapit.


