Sporti

Drita konfirmon ftesën e Malokut tek Kosova dhe shtyerjen e derbit ndaj Prishtinës

11/05/2025 12:31
nga:Lorik J

Drita ka njoftuar se ndeshja ndaj Prishtinës e planifikuar për të hënën është shtyer për një afat të pacaktuar, pasi Faton Maloku dhe Salifu janë ftuar nga kombëtaret, Maloku tek Kosova e Salifu te Benini.

GazetaBlic Sport raportoi më herët për ftesën e Malokut tek Kosova dhe shtyerjen e derbit të së hënës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i Dritës:

“Ju njoftojmë se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar.
Arsyeja e shtyrjes është thirrja e dy futbollistëve tanë në përfaqësueset e tyre kombëtare:
Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës,
ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar nga Kombëtarja e Beninit.
Klubi Drita u uron suksese të dy lojtarëve tanë në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe do të njoftojë me kohë për datën e re të zhvillimit të ndeshjes”, shkruan Drita.

/GazetaBlic Sport