Drita kërkon historinë në futbollin evropian.
Skuadra kosovare do të përballet sot me skuadrën belge, Royal Antwerp, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë e dy skuadrave në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi në të parën luajtën 0-0 në Belgjikë.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tanimë dy skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit për këtë duel shumë të rëndësishëm, si për ekipin kosovar ashtu edhe atë belg.
“Intelektualët” treguan paraqitje shumë pozitive në takimin e parë dhe me pak fat mund të kalojnë në raundin tjetër, sidomos me ndihmën e madhe të tifozëve, atje ku së paku 9 mijë tifozë pritet të jetë të pranishëm.
/GazetaBlic Sport/


