Derbi i madh kosovar, Drita-Gjilani zhvillohet sot.
Drita dhe Gjilani do të përballen me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 24’të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Tradicionalisht këto dy skuadra kanë dhuruar emocione të veçanta në fushë, por sot ky derbi e ka edhe rëndësinë e madhe të pikëve.
Gjilani është në pozitën e dytë me 46 pikë, dy më pak se Ballkani i vendit të parë, kurse Drita në vendin e tretë me 41 pikë.
Ndeshja fillon në ora 13:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Namani, Muja, Jashari, Ajzeraj, Blakçori, Tahiri, Balde, Fazliu.
Gjilani: Koliçi, Progni, Halili, Dabiqaj, Sors, Krasniqi, Useini, Musolli, Kelmendi, Prekazi, Hoxha.
/GazetaBlic Sport/


