Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme, Feronikeli – Ballkani dhe Trepça 89′ – Drita.
Ballkani ka fituar në udhëtim kundër Feronikelit me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Për Ballkanin kanë shënuar, Ermal Krasniqi në pjesën e parë dhe Mirlind Daku në pjesën e dytë nga penalltia.
Ballkani tani ngjitet në vendin e dytë me 61 pikë, kurse Feronikeli mbetet në vendin e shtatë me 34 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Drita ka arritur të mposht Trepçën 89′ me rezultatin minimal 0-1.
Golin e vetëm në takim e realizoi nga penalltia lojtari, Festim Alidema në pjesën e dytë të sfidës.
Drita ka ruajtur vendin e parë dhe diferencën me kundërshtarët. “Intelektualët” janë në vendin e parë me 64 pikë, kurse Trepça 89′ në vendin e gjashtë me 35 pikë.
/GazetaBlic Sport.


