Skuadra e Dritës ka triumfuar në Suharekë dhe ka rrëmbyer vendin e parë në Superligë.
FC Drita triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Suharekës, për të marrë tre pikë të arta, përcjell GazetaBlic Sport.
Zeka realizoi fillimisht për Suharekën, por Ibrahim Salifou barazoi gjithçka. Në pjesën e dytë, Dabiqaj vulosi derbin dhe fitoren e “Intelektualëve”.
Me këtë fitore, Drita del në vendin e parë me 21 pikë – teksa Suhareka në vendin e 5’të me 17 pikë.
Ndërkohë, FC Prishtina triumfoi ndaj Ferizajt me rezultatin 1-0, me golin e Kryeziut.
/GazetaBlic Sport