Ka përfunduar derbi i sotëm i xhiros së 14’të mes Dritës dhe Llapit.
Drita arriti të arkëtoi pikët e plota ndaj skuadrës së Tahir Batatinës të cilën e mposhtën me rezultat 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Llapi fillimisht kishte avantazhin me golin e Baftiut në minutën e 22’të, megjithatë Dabiqaj realizoi dy herë për të siguruar pikët e plota për skuadrën e Zekirija Ramadanit.
Fillimisht në minutën e 68’të e më pas në minutën e 75’të dhe 92’të Dabiqaj vulosi epilogun e këtij dueli.
/GazetaBlic Sport/