Sporti

Drita eliminohet në ‘Play Off’ të Conference League, mposhtet përsëri nga Legia Varshavë

08/29/2024 21:58
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar përballja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e vlefshme për fazën Play-Off në UEFA Europa Conference League.

Skuadra e Dritës ishte shumë kërkuese, duke i dominuar polakët gjatë gjithë ndeshjes, por pa arritur të shënojë.

Në momentet më të mira të “Intelektualëve” kur shtuan sulmet dhe presionin ndaj Legias së Varshavës, kampiteni Rron Broja, në minutën e 77 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak. Mysafirët realizuan krejt në fund, për t’i dhënë epilog përfundimtar takimit.

Këtu edhe mbyllet kampanja evropiane për klubet e Kosovës, sa i përket edicionit 2024/25.

Paraprakisht edhe Ballkani ishte eliminuar në raundin e tretë eliminator të Konferencës së Evropës, kurse Llapi e Malisheva edhe më herët, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, në dy edicionet e kaluara Ballkani kishte arritur deri në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, ku në të dyja pjesmarrjet kishte arkëtuar nga 4 pikë.