Sporti

Drita e Zekrija Ramadanit me paraqitje skandaloze në Superligë, veç dy pikë në katër xhiro!

09/17/2025 17:04
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka humbur sërish në sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, pasi u mposht nga Drenica me rezultatin 0:1 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Drenica fitoi me super golin e anësorit, Altin Vojvoda, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita ende nuk ka shijuar fitoren e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës, pasi në katër xhirot e para ka 2 humbje dhe 2 barazime.

Më poshtë keni rezultatet e Dritës dhe renditjen tabelare:

  • Ferizaj – Drita 1:0
  • Llapi – Drita 1:1
  • Prishtina – Drita 2:2
  • Drita – Drenica 0:1