Sporti

Drita e pandalshme, fiton edhe ndaj Llapit në udhëtim

05/04/2023 16:59
nga:L J

Skuadra e Dritës ka marrë fitoren e madhe ndaj Llapit.

Drita fitoi ndaj Llapit me rezultatin 0-2, për të marrë tre pikë shumë të mëdha në luftën për titull, shkruan GazetaBlic Sport.

“Intelektualët” fituan takimin me rezultatin 0-2, me dy golat e shënuar në pjesën e dytë. Blendi Baftiu dhe Ovouka realizuan për fitoren e madhe të Dritës ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”.

Drita me këtë fitore ndodhet në vendin e parë me 66 pikë, kurse Llapi në vendin e gjashtë me 41 pikë.

/GazetaBlic Sport