Drita, Dinamo City dhe Egnatia do të zbresin sonte në fushë në ndeshjet e para të fazës play-off të garave evropiane, me synimin për të siguruar rezultate të favorshme para sfidave të kthimit.
Drita do të përballet me Inter Club d’Escaldes, në një duel ku skuadra nga Gjilani kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe të krijojë avantazh përpara ndeshjes së dytë.
Në anën tjetër, Dinamo City do të presë Pafos, me skuadrën kryeqytetase që synon një paraqitje të mirë dhe një rezultat pozitiv në shtëpi.
Ndërkohë, Egnatia do të ketë përballë Lillestrøm në kuadër të play-off-it të Europa League. Kampionët e Shqipërisë do të tentojnë të bëjnë hapin e radhës në aventurën evropiane dhe të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.
Të trija skuadrat shqiptare kanë përpara ndeshje të rëndësishme, ku çdo detaj mund të jetë vendimtar për fatin e tyre në garat evropiane.

/GazetaBlic Sport/


