Sporti

Drita dhe Shkëndija sigurojnë sukses historik, kalojnë tutje në Conference League

12/18/2025 22:59
nga:Mergim Rreci

Dy skuadrat shqiptare, Drita dhe Shkëndija, kanë siguruar kalimin tutje në Conference League.

Pavarësisht humbjes 3 me 0 nga Vallecano, Drita siguroi kalimin në 1/16 e këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, Shkëndija u mposht nga AEK Larnaca, por edhe pas kësaj humbje, mbeti pjesë e ekipeve që sigurojnë kalimin tutje në 1/16.

/GazetaBlic Sport/