Sporti

Drita dhe Prishtina lëshojnë pikë në minutat e fundit

03/15/2025 16:09
nga:Mergim Rreci

Drita dhe Prishtina nuk kanë arritur të ruajnë epërsitë e tyre, duke barazuar në sekondat e fundit përballë Dukagjinit dhe Gjilanit. Të dyja ndeshjet përfunduan me rezultatin 1-1, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët.

Në përballjen ndaj Dukagjinit, Drita ka kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e nëntë me golin e Kostyshyn. Mirëpo, vendasit nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur ta barazojnë rezultatin në kohën shtesë me golin e Berishës, duke i mohuar liderit të tabelës fitoren e radhës.

Prishtina, e cila ishte mysafire e Gjilanit, ka përfituar nga një autogol i Jarovic në minutën e njëzet e tretë, duke marrë avantazhin. Megjithatë, Gjilani ka insistuar deri në fund dhe ka arritur ta shpëtojë një pikë me golin e Roganovic në minutat shtesë.

Pavarësisht barazimit, Drita vazhdon të kryesojë Superligën, ndërsa Gjilani mban vendin e katërt. Prishtina pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa Dukagjini ndodhet në vendin e shtatë.