Sporti

Drita dhe Llapi synojnë sonte kalimin tutje në UEFA Conference League

07/15/2021 08:19
nga:Mergim Rreci

Drita zhvillon sonte takimin kthyes të UEFA Conference League ndaj Decicit.

Decic dhe Drita takohen sonte nga ora 20:45 në Podgoricë.

Ndeshja e parë e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të ekipit kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.

Llapi poashtu sonte do të tentojë që ta përmbys rezultatin nga ndeshja e parë ndaj Shkupit.

Takimi i parë mes Shkupit dhe Llapit që u zhvillua një javë më parë përfundoi me fitoren e ekipit shqipar nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2:0.

Një plus i madh për skuadrën kosovare qëndron tek fakti se do të ketë tifozë të pranishëm sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, të cilët pritet të jenë në përkrahje të “zjarrtë” të skuadrës së udhëhequr nga Tahir Batatina.

/GazetaBlic Sport/