Lajme

Drita, Ballkani dhe Llapi sigurojnë pikët e plota, Malisheva fiton me spektakël ndaj Drenicës

09/28/2025 17:00
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Drita ka siguruar fitore të madhe ndaj Dukagjinit në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 1 në të mirë të ‘Intelektualëve’.

Fitore të thellë ka siguruar edhe Ballkani, duke triumfuar me shifrat 0 me 3 ndaj Prishtinës së Re.

Llapi e ‘shkatërroi’ Gjilanin, atje ku fitoi me shifrat 4 me 1. Drenica dhe Malisheva luajtën njërën nga ndeshjet më interesante të këtij kampionati, me mysafirët që fituan me përmbysje 3 me 4.

/GazetaBlic Sport/