Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Drita dhe Auda po përballen në ndeshjen kthyese të raundit të tretë kualifikues në Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas 45 mintuave të parë është 0 me 0, pavarësisht se skuadra kosovare kishte iniciativën dhe ishte shumë më e rrezikshme.
Drita duhet më patjetër të reagojë në pjesën e dytë, sepse rezultati nga ndeshja e parë prej 1 me 0, e dërgon tutje skuadrën letoneze.
/GazetaBlic Sport/


