Sporti

Drini Miftari është ardhja e re tek Kosova

07/23/2022 15:25
nga:Mergim Rreci

18-vjeçari i FC Kaiserslautern, Drini Miftari, ka pranuar që ta përfaqësojë Kosovën në futboll.

Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit, por mund të aktivizohet edhe si anësor. Miftari aktualisht aktivizohet me ekipin U19 të klubit gjerman dhe e bartë shiritin e kapitenit, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Miftari tha se është krenar që të përfaqësojë ngjyrat e Kosovës dhe mezi pret ta veshë fanellën e “Dardanëve”.

“Jam krenar që kam zgjedhur të luaj për Kosovën dhe mezi pres ta veshë fanellën dardane. Kjo është një mundësi e mirë që t’i tregoj vlerat e mia në fanellën e vendlindjes së prindërve të mi”, ka thënë Drini Miftari.

/GazetaBlic Sport/