Sporti

Drilon Sylejmani merr çmimin “Punëtori Sportiv i Vitit” në Gjilan

12/31/2023 12:19
nga:Lorik J

Drilon Sylejmani merr çmimin “Punëtori Sportiv i Vitit”

Komuna e Gjilanit ka mbajtur manifestimin tradicional “Sportisti i Vitit”, me ç’rast janë shpërblyer më të dalluarit për vitin 2023.

Të arriturat në garat vendore dhe ndërkombëtare janë vlerësuar edhe te klubi i Gjilanit, që më vete mori disa çmime.

Komisioni Vlerësues nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka ndarë çmimin e “Punëtorit Sportiv të Vitit” për Drejtorin Menaxhues të klubit, Drilon Sylejmani.