Sporti

Drilon Ismajli, kikboksieri nga Prishtina që premton shumë për të ardhmen (VIDEO)

04/03/2022 20:05
nga:L J

Drilon Ismajli, 24 vjeçar, kikboksier nga Prishtina po vazhdon me paraqitje të mira në meçet amatore që po i zhvillon.

Ismajli i cili tash e një kohë merret me këtë sport, po tregon gjithnjë e më shumë cilësitë që ai i posedon në kikboks, shkruan GazetaBlic Sport.

Dje, me 2 prill, Drilon Ismajli kishte meçin e radhës – ku u përball me kikboksierin nga Shqipëria, Eri Camo në Gjirokastër.

Ismajli nuk u ndal as në këtë duel, duke e fituar ballafaqimin me pikë, pasi gjatë tërë meçit ishte më i mirë se kundërshtari.

Në karrierën e tij deri më tani, Ismajli ka 2 meçe zyrtare, të cilat i ka fituar, të parin me TKO. Ai synon që në të ardhmen të zhvillojë edhe më shumë meçe në të cilat do të tregojë aftësitë që posedon dhe normalisht të arrijë majat e këtij sporti.

Vlen të theksohet se Ismajli përfaqëson “Prishtina Fight Club”, shkollë kjo e cila ndodhet në Prishtinë – e që ka qindra të regjistruar që janë të apasionuar në kikboks. Drilon Ismajli është trajner në këtë shkollë e cila është mjaft e suksseshme për këtë sport.

Së shpejti pritet që 24 vjeçari ta ketë edhe meçin e radhës, për të cilin ai veçse ka filluar të punojë.

Më poshtë keni disa video që tregojnë aftësitë e Ismajlit (me të kaltër):

/GazetaBlic Sport