Pasi tashmë zyrtarisht është futbollist i Shkëndijës, mefshori defanziv nga Kosova ka folur për herë të parë për kanalin zyrtar të klubit.
25 vjeçari, Drilon Islami me bindje ka zgjedhur të pranojë ofertën e Shkëndijës, duke besuar në ecuri pozitive.
Pse Shkëndija?
Drilon Islami: “Shkëndija, pasi është një nga klubet më të organizuara shqiptare edhe çdo vit synon titullin kampion dhe pjesëmarrjen në Europë. Këto janë ambiciet e mia dhe kjo është arsyeja pse unë e kam zgjedhur Shkëndijën. Nuk e kisha të vështirë të vendos, aspak.”
Përshtypjet në klub?
Drilon Islami: “Përshtypjet janë shumë të mira, pasi si klub janë shumë të organizuar si në administratë, ashtu edhe në fushë dhe ky është një motiv shtesë për mua që së bashku me klubin t’i arrijmë qëllimet dhe objektivat tona.”
Ecuria evropiane?
Drilon Islami: “Më është dukur shumë e mirë, pasi kanë investim të madh në futbollin e Maqedonisë dhe shqiptari në përgjithësi. Mendoj së është shumë mirë dhe mendoj se çdo vit Shkëndija duhet të jetë në grupet e Ligës së Konferencës dhe për të synuar sa më larg.”
Ke ndjekur ndeshjet evropiane?
Drilon Islami: “Po patjetër, i kam parë ndeshjet dhe i kam shikuar me vëmendje të gjitha duelet e Shkëndijës. I kam ndjekur edhe më herët ndeshjet e Shkëndijës, por këto të Europës tani më shumë, pasi janë motiv shumë i madh për mua për të luajtur së bashku me ekipin që kam ndjekur dhe për të vazhduar edhe më shumë të jemi në garat e Conference League.”
Ke bërë tifo ndeshjet e fundit?
Drilon Islami: “Po, sidomos në ndeshjen e fundit që e keni humbur, e kam shikuar dhe kam qenë tifoz i madh, pasi për mua tani që jam pjesë e Shkëndijës me rëndësi është ecuria e klubit dhe së bashku ti arrijmë objektivat e caktuara.”
Gjysmësezoni pranveror?
Drilon Islami: “Normalisht, kam ardhur në një klub që është shumë i organizuar dhe që dihet që çdo sezon synohet titulli dhe pjesëmarrja në Europë. Unë gjithashtu kam ardhur me objektiva të qarta për tu bërë kampion dhe për ti ndihmuar klubin si në kampionat ashtu edhe në garat europiane.”
”Ballistët”?
Drilon Islami: “Patjetër, është kënaqësi të luaj para tifozëve të flaktë si “Ballistët” dhe shpresoj që në fund të sezonit do ti gëzojmë ata si me titullin kampion dhe me pjesëmarrjen në Europë.”
Si duket Shkëndija nga jashtë?
Drilon Islami: “E kam ndjekur një kohë të gjatë Shkëndijën në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe punën e medias dhe rrjeteve sociale. Nga jashtë duket shumë e organizuar, por tani që jam brenda këtu është diçka krejtësisht tjetër. Unë kam luajtur edhe në klube tjera, por Shkëndija është tjetër nivel, mund të them nivel europian. Besoj që të gjitha këto kushte të mira duhet t’i përkthejmë në rezultate të mira e tituj dhe ti gëzojmë të gjithë si tifozët, si veten dhe klubin.”
/GazetaBlic Sport


