Portieri i njohur kosovar, Drilon Hodaj largohet nga Liria.
Burime të ‘GazetaBlic Sport‘ mësojnë se Hodaj nuk do të jetë pjesë e Lirisë në sezonin 2023/24.
Hodaj ishte heroi i Lirisë në ndeshjen e barazhit, pasi priti penalltitë ndaj Ferizajt dhe ndihmoi jashtëzakonisht shumë ekipin prizrenas që të ngjitet në Superligë.
Hodaj do jetë një mungesë e madhe për ekipin e Lirisë.
/GazetaBlic Sport


