Kërkimi për një ushtar të armatosur rëndë në Belgjikë po vazhdon me lidhje me ekstremin e djathtë i cili ka kërcënuar një virolog të profilit të lartë që mbështeti masën e karantinës në këtë vend.
I emëruar vetëm si Jurgen C-ja, ushtari 46 vjeçar u zhduk pasi mori me vete të paktën një lansues raketash, një armë gjysmë-automatike, një pistoletë të vogël dhe një jelek anti-plumb të hënën.
Forcat speciale dhe policia është në kërkim të tij në pyjet e Dilserbos, afër Dilsenit në Limburg, një natë pasi vetura Audi e tij u gjet, por vend-ndodhja e saktë e këtij personi ende nuk dihet, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Zyra e prokurorit federal tha që “armët më të tmerrshme u gjetën në veturën e tij”.
E dashura e tij e kishte alarmuar policinë pasi kishte gjetur dy letra vetëvrasëse që ishin për miqtë dhe familjen e tij afër shtëpisë në Lanklaar, në të cilën tha se nuk donte më të jetonte “në një shoqëri të drejtuar nga politikanët dhe virologët”.
Ky ushtar, që është i specializuar në gjuajtjen me armë, kishte shkruar që “do t’i bashkohej rezistencës që nuk do të dorëzohej pa luftë”.
Ai ka lidhje me figura të ekstremit të djathtë në politikën belge, dhe ishte në radarin e autoriteteve anti-terror.
“Ka frikë se ai dëshiron të kryejë një sulm të dhunshëm, kundër vetes apo kundër personave të tjerë, por shënjestrat e tij mbeten të paqata,” tha prokurori publik Eric Van Duyse.
Ky ushtarak mësohet se ka bërë kërcënime kundër Marc Van Ranstit, një virologu dhe këshilltari të qeverisë që vazhdimisht paraqitet në media. Ai mësohet se ka shkruar në Twitter duke e kërkuar adresën e këtij virologu.


