Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për medie, ku theks të veçantë i dha gjendjes në shëndetësi.
Doktori dhe njëherësh deputet i AAK Shemsedin Dreshaj, tha se kjo Qeveri është bërë Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial.
Dreshaj tutje numëroi dështimet në shëndetësi, duke filluar nga ikja e personelit shëndetësor nga vendi, e deri tek dështimet në reformën e sistemit shëndetësor.
“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetësor nga Kosova (640 infermier vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik) Ligji i pagave si mos më keq, në Kushtetuese. Mungese Ligjit për shëndetësi, asnjë veprim për Sigurimet Shëndetësore, mungesa e barnave esenciale, Lista e pritjeve ne rritje, trajtimi jashtë vendit me borxhe milionëshe, edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik, mungesa e trajnimeve të vazhdueshme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jashtë Kosovës, snjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetësor, dështim në reformën e sistemit shëndetësor, menaxhmenti me UD, sekretari i MSh-ud kryetar i Bordit te ShSKUK”, tha Dreshaj para mediave.
Ndër të tjera, Dreshaj tregoi objektivat e Aleancës për të dalur nga kjo situatë.
“Objektivat e Aleancës. Shëndetësia prioritet qeveritar (përkushtim dhe buxhetim) Masat parandaluese qe mjeket mos të shkojnë jashtë vendit. Ligji i pagave ku përfshihen mjeket dhe gjithë punëtoret shëndetësor. • Sigurimet Shëndetësore. • Parandalimi i mjekeve nga shtetet jashtë Kosovës, qe te kryejnë veprimtarit e tyre pa u regjistruar ne Oden e Mjekeve. Kjo veq eshte duke ndodhur tash e nje kohe. • Decentalizimi i SHSKUK-se. QKUK te jete Institucion i veqantê, edhe vijë buxhetore, kurse SHSKUK te menaxhoj sherbimet adminstrative te spitaleve regjionale. • Trajnimet e vazhdueshme profesionale subspecialistike. Permiresimi i kushteve te punes. • Mungese e Ligjit unik per sigurime shoqerore (sigurimet shendetesore, pensionale, invalidore, te lehonise, dhe jetesore) • Riorganizimi I shendetesise • Riorganizimi I SHSKUK (QKUK, Spitale rajonale) Riorganiizim I raportit te QKUK-Fakulteti I Mjekesise. • Funksionalizimi I Mjekesise Familjare (mungesa e specialisteve ne QKMF bazuar ne UA) • Mungese e Profilizimit specialistik • Mungese e Protokoleve te trajtimit nga MSH • Mungese dhe improvizime ne kurikulen specialistike. Mos qendrimi per edukim jashte vendit I parapare ne kurikule per 1 vjete • Mungesa e specializimeve te rregullta (grumbullim I panevojshem) • Mungese e insitucioneve partnere jashte vendit (per trajtim te pacienteve dhe edukim te stafit) • Politika te gabuara te perzgjedhjes se specializanteve per nevojat e QKUK (mosha, nota mesatare, gjuha) • Ngarkimi I QKUK nga specializantet e rajoneve. • Ngelja qendrave rajonale pa specialist te profileve te ndryshme (mungese e implemenntimit te kushteve nga kontrata e specializimit) • Partneriteti publiko-privat (Diagnostika, ikja e mjekeve, intervenimet estetike (varikozitetet, rinoplastika, etj) • Pergjegjesite e drejtoreve, vija financiare • Sherbimet e promovuara dhe te pa permbyllura (Gjinekologji- Rep I Steriliteti pa IVF), tregoi Dreshaj.


