Lajme

Dreshaj takohet me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, pjesë e delegacionit edhe Hashim Deshishku

05/07/2024 18:20
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Bizneseve, Besart Dreshaj, më bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Pjesë e delegacionit të Lidhjes Bizneseve të Kosovës ishin, Hashim Deshishku-Nënkryetar, Brahim Selimaj -Sekretar dhe Bajrush Hoti- anëtar.

Postimi i plotë:

LIDHJA E BIZNESEVE PRET NË TAKIM AMBASADORIN E MALIT TË ZI NË KOSOVË

Sot, Kryetari i Lidhjes Bizneseve , z. Besart Dreshaj, më bashkëpunëtor priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Bernard Çobaj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Bernard Cobaj së bashku më z. Dreshaj u dakorduan që të përforcojnë sa më shumë bashkëpunimin ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, projekteve të përbashkëta, forumeve të përbashkëta ekonomike, duke ndihmuar ndërmarrësit në krijimin e marrëdhënieve afariste ne mes të dy vendeve.

Pjesë e delegacionit të Lidhjes Bizneseve të Kosovës ishin, z. Hashim Deshishku-Nënkryetar,z. Brahim Selimaj -Sekretar dhe z. Bajrush Hoti- anëtar.