Pas aksionit të ndërmarrë dje nga Policia e Kosovës ku u mbyllën institucionet paralele në veri të vendit, KFOR ka shtuar praninë e saj gjatë ditës së sotme mbi Urën e Ibrit.
Veprimi i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës u cilësua i njëanshëm dhe u kritikua nga ndërkombëtarët.
Në lidhje me gjithë situatën e krijuar ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.
Dreshaj tha se situata është e tensionuar dhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria mund të sjellin deesatbilizim të vendit.
“Situata është e tensionuar, janë veprime të cilat si duket janë ndërmarrë pa koordinim me ndërkombëtarët dhe sponsorët e pavarësisë së Kosovës. Janë veprime të rrezikshme të cilat kanë mundësi me sjell deestabilizimin e mëtejshëm të vendit” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/


