Lajme

Dreshaj-qeverisë: Kosova është amanet, për të është derdhur gjak, ju lutem kthjellohuni!

06/02/2023 16:14
nga:Y I

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend ka folur për gjendjen në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.

Dreshaj tha se situata është tepër shqetësuese, dhe kjo falë veprimve ad-hoc të Qeverisë.

“Situata është më tepër se shqetësuese. Gjithçka duke iu “falenderuar” hapave ad-hoc të kësaj qeverie. Qeveritë shkojnë e vijnë por Kosova mbetet. Ju mund të eksperimentoni me menaxhimin lokal por jo me vendin dhe të ardhmen e tij sepse është derdhur gjak  e mund”

“Ju lutem kthellohuni sa nuk është vonë, sepse Kosova është amanet. Nëse nuk mundeni, nuk dini, lëshojani vendin të tjerëve” tha Dreshaj raporton Gazeta Blic”