Lajme

Dreshaj: Qeveria mashtroi, u shkel vendimi i Kushtetueses në ligjin për skemat pensionale

07/27/2023 19:47
nga:Y I

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pushteti ka goditur pas shpine edhe njëherë kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët.

Dreshaj tutje tha se kjo qeveri vërteton edhe një herë mashtrimin e paskrupullt.

“Mosmiratimi i amendamenteve të propozuara nga unë si deputet i AAK-së tregon se qeveria nuk pranon mendim edhe atëherë kur ka një opinion obligues nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.