Lajme

Dreshaj: Mashtrimi vazhdon, ka humbur shpresa për të ardhmen nga Qeveria e Albin Kurtit

02/14/2024 13:50
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se Qeveria Kurti po vazhdon mashtrimin.

Dreshaj përmes një prononcimi për GazetaBlic ku foli rreth videos së fundit të publikuar nga partia në pushtet për ‘sukseset’ e tyre, thotë se shëndetësia, arsimi e ekonomia janë të dështuara me këtë qeverisje.

Sipas tij, me ardhjen e Qeverisë Kurti ka humbur shpresa për të ardhmen.

“Mashtrimi vazhdon. Dështim në shëndetësi, arsim dhe ekonomi.Ikje masive e rinisië dhe profesionistëve e humbje e shpresës për të ardhmen”, tha Dreshaj për GazetaBlic.

Eksperti amerikan-Kurtit: Marrëveshja është marrëveshje, nuk ka kthim mbrapa!

Shefi i NATO-s: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet që çojnë në eskalim të mëtejshëm të tensioneve