Ish-deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka folur në lidhjet me procesin zgjedhor.
Dreshaj tha se ligji për zgjedhjet e përgjithshme është ligj i gabuar dhe se nuk është funksional.
Ai tha se Kosova ka nevojë për reformën e këtij ligji.
“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme është ligj i gabuar, nuk është funksional. Mendoj se demokracia e mirfilltë nënkupton një votë, një të përzgjedhur, kjo do të ishte si duhet, qoftë a është Kosova një zonë apo e ndarë në 7 zona ekzistuese si janë sot. Prania e votimit të më shumë se një kandidati mund të rezultojë me krijimin e blloqeve të cilat mund të dëmtojnë individë të caktuar pra që mbesin jashtë bllokut. Mendoj se Kosova ka nevojë për reformën e këtij ligji dhe uroj sa më shpejt të bëhet që demokracia t’a ketë kuptimin e mirfilltë” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”.
Dreshaj foli më gjerësisht edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai tha se opozita nuk ka arritur të krijojë alternativë dhe se asnjëri nga subjektet politike nuk kanë garuar për vendin e parë.
Ish-deputeti i AAK-së tha se Kurti ka pësuar debakël në këto zgjedhje ka humb 10% të votave.
“Unë mendoj se përderisa nuk kemi dal mirë si subjekt atëherë ka qenë njerëzore të pritet që edhe individët të mos kenë ndonjë performancë të mirë. Mendoj se problemi qëndron tek procesi dhe tek fryma që është kriju në opinion dhe mendoj që ka patur për t’u dëshmuar diçka në drejtim të promovimit të subjektivitetit dhe të besueshmërisë në opinion nga të gjithë liderët e opozitës. Këtu është dështimi, nuk kemi arrit të krijojmë një alternativë të kryeministrit Kurti, alternative te besueshme që do të shtyjë proceset përpara në një kahje tjetër. Praktikisht ne nuk kemi garuar, asnjëri prej partive politike për vendin e parë, tjetër gjë janë të dhënat deklarative, por asnjëri në shpirt s’ka qenë i bindur që do të jetë partia e parë. Mendoj se Kurti ka pësuar debakël në këto zgjedhje, ka humb 10% të votave që i ka pas në mandatin paraprak dhe mendoj se renia e tij do të jetë e vazhdueshme në veçanti në zgjedhjet e muajit tetor kur janë edhe zgjedhjet komunale” Tha Dreshaj në një intervistë për “Gazeta Blic”.


