Lajme

Dreshaj: Kosova nuk duhet larë pësrsëri në gjak, për interesa gjeostrategjike

12/28/2022 01:36
nga:Gazeta Blic

Ish- zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri dhe në afërsi të kufirit Kosovë- Serbi.

Ai ka shkruar se Kosova nuk duhet larë pësrsëri në gjak, për interesa gjeostrategjike.

Postimi i plotë:

Kosova është vendi me standartet më të larta demokratike në Ballkanin Perëndimor ( e vleresuar nga institucionet me prestigjoze )!!!
Kosova nuk duhet larë përsëri në gjak, për interesa gjeopolitike!!!

Kosova nuk mund dhe nuk duhet të bëhet “Ukraine” e Ballkanit!!

I bëj thirrje ??, EU, NATO që sa nuk është vonë të ndërhyjnë në zgjidhjen e ketij konflikti artificial, të ndërmarë nga udhëheqësi i Ballkanit të Hapur, nxënësi i Sllobodanit, Aleksandër Vuciç!!!

Më vjen keq për qytetarët serb të Kosovës, të cilët po bien viktimma të ktyre lojërave.