Lajme

Dreshaj i AAK-së: Qeveri më të korruptuar se kjo e Albin Kurtit, Kosova s’ka pasë ndonjëherë

08/06/2024 20:13
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj i quant “deklarata për konsum elektoral” kritikat që kryeministri Kurti i bëri mbrëmë në takim me mërgatën.

Dreshaj në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, për katër vite në pushtet të qeverisë Kurti, ka vetëm afera të reja korruptive.

Ndërsa, për deklaratën e fundit nga Kurti që tha se: “Taksat qe derdheshin te thesari i shtetit nga djersa e qytetarëve, përfundonin në xhepat e pushtetarëve”,

Dreshaj thotë se nuk qëndron diçka e tillë.

Sipas tij, dalja e eurove nga thesari është lehtë e dokumentuar.

Përgjigja e plotë e Shemsedin Dreshaj për GazetaBlic:

Kjo është një deklaratë për konsum elektoral.
1. Kjo Qeveri ishte edhe me herët në pushtet rreth një vit dhe nuk është se nuk e ka ditur gjendjen e vendit.
2. ⁠Të korruptuarit duhet ndëshkuar, por për 4 vite po shohim vetëm afera të reja korruptive, ndërsa të paktë janë ata që përfunduan në grila për korrupsion.
3. ⁠Ndoshta është zhvatur edhe më herët buxheti i vendit, por ne nuk po i shohim të burgosur zhvatësit. Përcepcioni aktual është se kjo qeverisje është më e korruptuara, kur dihet se shumica e tenderëve milionesh janë një burimor.
4. ⁠Kjo e dhënë nuk qendron. Dalja e eurove nga thesari është lehtë e dokumentuar. Deri sot kjo qeveri, për 4 vjet nuk zbuloi asnjë keqpërdorues.

Daniel Serwer: Autoriteti për urën e Ibrit i takon Prishtinës

Bajrami: Me Albin Kurtin kryeministër, paratë e qytetarëve u transferuan në buxhet të shtetit, pastaj tek familjarët e dostat e tij

Humolli: Është koha që VV’ja ta kuptojë se ata të cilë kanë bërë gabime dje, sot janë në opozitë

Gaxherri ‘shpërthen’ ndaj Kurtit: Ka gjuhë shpifëse, mashtruese e denigruese