Lajme

Dreshaj i AAK-së: Me integrimin në NATO problemet e sigurisë në veri do të jenë minore

11/29/2023 20:05
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se veriu i Kosovës është në radhë të parë problem i sigurisë e pastaj problem politik.

Sipas tij, me integrimin e Kosovës në NATO, problemet e sigurisë në pjesën veriore do të jenë minore.

“Unë mendoj që e ardhmja e Kosovës është integrimi i saj në NATO dhe atëherë çështjet e sigurisë do të jenë çështje minore. Ka shembuj të mriz ku të gjitha problemet politike janë definuar me zgjidhjen e probleme të sigurisë. Kemi shembuj në botë dhe mendoi që atë shembuj që bashkësia ndërkombëtare t’i implementojë në rastin e Kosovës, mendoj që veriu nuk është vetëm problem politik siç është definuar, por në radhë të parë i sigurisë”, ka thënë Dreshaj.