Fit&Sexy

Dreshaj i AAK-së: Asnjë qeveri deri më sot nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë

08/23/2024 10:37
nga:N K

Në një intervistë dhënë për GazetaBlic, deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj ka treguar për gjendjen e sektorit të shëndetësisë në Kosovë dhe sipas tij asnjë qeverisje deri tani nuk e ka pasur prioritet sektorin e shëndetësisë.

“Gjendja e shëndetësisë në Kosovë, nuk është e mirë për shkak se shëndetësia asnjëherë nga qeverisjet deri më sot nuk ka qenë prioritet qeveritar. Problemet e vjetra që janë të ballafaquara me menaxhmentet para shpalljes së Kosovës shtet, vazhdojnë ende të jenë të pranishme, vazhdojnë probleme me listen e pritjeve, me listen esenciale, me trajtimin jashtë vendit, me proteza dhe intervenime të veçanta në nivel të vendit”, tha ai.

Sipas Dreshajt nga AAK, problemet në shëndetësi para shpalljes së Kosovës shtet vazhdojnë të jenë ende të pranishme.

“Në ndërkohë kemi edhe situatën tjetër ku ende nuk kemi sigurime shëndetësore, ende nuk kemi sigurime pensionale, rroga stabile, ballafaqohemi me ikjen e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit dhe me të gjitha këto probleme nuk mund të themi se shëndetësia jonë është stabile dhe që ofron siguri për të nesërmen”, përfundoi Shemsedin Dreshaj.

/GazetaBlic/